Vetëm 1 rast në 24 orët e fundit, Zelanda e Re shpall...

Vetëm 1 rast në 24 orët e fundit, Zelanda e Re shpall fitoren e betejës me koronavirusin

81
0
Shares

Kryeministrja Jacinda Ardern të hënën u shpreh se Zelanda e Re kishte shënuar një fitore të konsiderueshme kundër përhapjes së koronavirusit, pasi vendi filloi një dalje nga bllokimi.

“Në Zelandën e Re nuk ka një transmetim të gjerë te koronavirusit ne komunitet,” deklaroi Ardern. “Ne e kemi fituar atë betejë.”

Pas afro pesë javësh në kufizimet maksimale të Nivelit të Katër – me funksionimin vetëm të shërbimeve themelore – vendi do të kalojë në Nivelin Tre vonë të hënën.

Kjo do të lejojë që disa biznese, dyqane ushqimore dhe shkolla të rihapen. Por Ardern paralajmëroi se nuk kishte siguri se kur  transmetimi mund të eliminohet, por tani per tani do te lejonte duke një kthim në jetën normale.

Të gjithë duan të “rikthejnë kontaktin shoqëror që na mungon”, tha ajo, “por për ta bërë atë me besim duhet të lëvizim ngadalë dhe duhet të lëvizim me kujdes”.

“Unë nuk do të rrezikoj përfitimet që kemi bërë në shëndetin e Zelandës së Re. Kështu që nëse duhet të qëndrojmë në nivelin e Tretë, do ta bëjmë.”

Lehtësimi i kufizimeve erdhi ndërsa Zelanda e Re, një komb me pesë milion njerëz, raportoi vetëm një rast të ri të COVID-19 në 24 orët e kaluara, duke marrë në total 1,122 me 19 vdekje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY