Pas 4 javësh në terapi intensive, 70-vjeçari nga Kruja kthehet në shtëpi

Pas 4 javësh në terapi intensive, 70-vjeçari nga Kruja kthehet në shtëpi

147
0
Shares

Një lajm i mirë na vjen nga Kruja, një nga vatrat më të rrezikshme të dy javëve të fundit!Një 70-vjeçar ia ka dalë të fitojë betejën me COVID-19, pas 4 javësh në terapi intensive.

Ai ka lënë ditën e sotme spitalin, duke u kthyer në shtëpi më i fortë se kurrë. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila mes të tjerave thekson se deri më tani 30 pacientë që kanë qenë në terapi intensive janë shëruar.

“Raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm COVID19! Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të Infektivit”, shkruan Manastirliu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY