FOTO/PD zbulon qeverinë: Sa para kanë kaluar në të vërtetë nga thesari te punonjësit dhe bizneset

Ndaje

Partia Demokratike ka nxjerrë sot pagesat e bëra nga thesari i shtetit, ku shihet se qeveria ka shpërndarë vetëm 10.8 milionë euro nga paketa për biznesin e vogël.

Në një deklaratë nga selia blu në emër të PD-së, deputetja Jorida Tabaku është shprehur se punonjësit dhe të vetëpunësuarit nuk i kanë marrë ende pagesat e premtuara, ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 7 javë nga dita kur vendi është futur në karantinë dhe është pezulluar ekonomia.

POSTIMI I PLOTE

Qeveria nuk paguan lekët- gënjeshtra dhe premtime boshe për njerëzit. Qeveria po gënjen çdo ditë për ndihmën ndaj biznesit, kur e vërteta është që biznesi nuk sheh asnjë lek në llogarinë e tij. Ato fonde të pakta të vendosura për situatën e krijuar nga virusi nuk po shpërndahen nga qeveria.

Sipas të dhënave të thesarit (që mund të gjenden në faqen e open data) qeveria ka disburusar VETËM 10.88 mln euro nga paketat e saj për biznesin e vogël.

Kjo do të thotë që mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin pagat e tyre. Biznese që falimentojnë nuk po e marrin ndihmën financiare, familje pa të ardhura nuk po marrin asnjë lekë për të mbijetuar.

Biznesi dhe punonjesit duhet të shpëtohen dhe të ndihmohen nga kjo situatë pandemie sespe kostoja e falimentimit të tyre do të jetë shumë më e lartë për gjithë ekonominë tonë.

Transparenca në shpërndarjen e fondeve, rialokimi i milionave eurove të PPP te buxheti për COVID-19 janë thelbësore për të shpëtuar ekonominë nga falimenti përgjithshëm.

Kjo krizë ka nxjerre në pah të vërtetat e keqqeverisjes së Ramës dhe paaftësisë së tij për të menaxhuar situatën. Por sot koha nuk pret. Sot gënjeshtrat dhe mashtrimet janë të pafalshme sespe ato kushtojnë shtrenjtë. Qytetarët dhe bizneset duhet të marrin menjëherë lekët që ju takojnë.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje