DETAJE/Pasi ‘shpërtheu’ vatra me infeksione, policia ndëshkon dy fasoneri në Krujë

DETAJE/Pasi ‘shpërtheu’ vatra me infeksione, policia ndëshkon dy fasoneri në Krujë

37
0
Shares
Foto Ilustruese

Strukturat e Policisë në Durrës vazhdojnë monitorimet për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Mësohet se janë ndëshkuar me masë administrative 2 fasoneri dhe bllokohen 2 mjete që transportonin punëtorët.

Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me ISHSH, në vijim të kontrolleve për subjektet që nuk kanë zbatuar masat e mara për parandalimin e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, kanë marrë masë administrative ndaj 2 fasonerive në Krujë.

Një fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve. Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë së kushteve higjeno-sanitare.

Policia vijon kontrollet në territor për monitorimin e zbatimit të masave dhe apelon për të gjithë qytetarët, bizneset dhe drejtuesit e automjeteve që të respektojnë masat kufizuese dhe masat mbrojtëse.

Kujtojme qe Kruja eshte kthyer ne vater te infeksionit, teksa numri total ka shkuar ne 65.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY