Roza dhe Dhimitër Anagnosti thyejnë karantinën për Rikard Ljarjen: Ai e meriton

Roza dhe Dhimitër Anagnosti thyejnë karantinën për Rikard Ljarjen: Ai e meriton

629
0
Shares

I madhi Rikard Ljarja u përcoll ne banesën e fundit pa shumë njerez dhe dashamires te artit te tij, kjo pas situates nga koronavirusi. Familja njoftoi për një ceremoni të ngushtë varrimi, por ata që e shoqëruan gjatë gjithë jetës së tij artistike nuk mund të mungonin në këtë moment.

Mes atyre që “thyen” karantinën ishin edhe aktorja e njohur Roza Anagnosti me bashkëshortin e saj Dhimitër Anagnosti, të cilët ishin të pranishëm krah njëri-tjetrit duke mos i kursyer ndërkohë lotët për të madhin Rikard Ljarja.

“E përcollëm, bëmë një shkelje por ai e meritonte. ikja e tij në këtë kohë ishte më e trishtë. Një figurë e madhe si ai duhej përcjellë nga i gjithë publiku me duartrokitje, por ja kjo kohë kështu që po jetojmë e pengon, nuk arritëm as lule të merrnim”,- thotë e përlotur aktorja.

Kurse bashkeshorti i saj, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti nuk ka fjalë të përshkruje aktorin dhe regjisorin që do t’i mungojë të gjithëve.

Figura te njohura ta artit dhe politikes nuk i kane kursyer mesazhet e forta pas humbjes se artistit, duke e cilesuar nje pasuri per Shqiperine dhe nje vlere qe nuk kthehet me.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY