Trump inkurajon protestuesit kunder mbylljes se shteteve: ”Clirojeni Minesoten, Clirojeni Micigenin”

Trump inkurajon protestuesit kunder mbylljes se shteteve: ”Clirojeni Minesoten, Clirojeni Micigenin”

61
0
Shares

Ne një postim në Twitter, Presidenti Trump u beri thirje protestuesve ne disa shtete te SHBA: “Çlirojeni Minesotën, Çlirojeni Miçigenin dhe pastaj Çlirojeni Virxhinian”.

Thirrjet e kreut të Shtëpisë së Bardhë  u kritikuan nga autoritetet shëndetësore, siopas te cilave masat e vendosura janë tejet të nevojshme për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Edhe 4 guvernatorë demokratë kundërshtuan vendimin e Trump, mes tyre edhe ai i Nju Njorkut.

Ndërkohë disa shtete amerikane pritet njoftojnë heqjen e kufizimeve që synojnë reduktimin e pasojave të pandemisë, një ditë pasi Presidenti Donald Trump publikoi udhëzimet për një rihapje me 3 faza të ekonomisë së vendit të dëmtuar rëndë.

Ndërsa  Nju Jorku dhe gjashtë shtete të tjera, zgjatën mbylljen deri më 15 maj

Ndryshe nga vendet e tjera, në Florida për të tretën ditë me radhë u regjistrua një rënie e të infektuarve. Autoritetet madje i lejuan qytetarët ti drejtohen detit për herë të parë për këtë sezon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY