Basha kerkon 10 mije testime ne jave: 3 vendimet qe do merrja...

Basha kerkon 10 mije testime ne jave: 3 vendimet qe do merrja si Kryeminister

35
0
Shares

“10 mijë testime në javë”, Basha tregon tre vendimet e rëndësishme që do të merrte, nëse do të ishte kryeministër dhe tregon çfarë I ka kërkuar Edi Ramës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Pyetje: Nëse ju do të ishit në pushtet në këto kohë pandemie, cilin model të ndonjë vendi europian do të zgjidhnit ju?

Lulzim Basha: Siç ia bëra të ditur edhe dje kryeministrit, si Kryeministër do të merrja tre vendime të menjëhershme. Do të anuloja me pushtetet që më jep emergjenca civile të 10 apo 12 kontratat koncensionare, që i kushtojnë Shqipërisë 2 miliard euro; 120 milionë euro vetëm këtë vit. Po kështu do të shkurtoja të paktën 140 milionë euro nga buxheti aktual, në investime kapitale dhe shpenzime operacionale. Do të liroja menjëherë 260 milionë euro dhe do të ndërtoja një paketë e cila do të kishte dy elementë kryesorë: mbështetje për shëndetësinë dhe rritje te testimeve me të paktën 10 mijë testime në javë, analizimin e këtyre të dhënave dhe në bazë të tyre marrjen e masave të mëtejshme. Dhe pjesën tjetër mbështetje për çdo familje në nevojë, për çdo individ të pamundur dhe për të gjitha bizneset.

Basha: Projeksionet e Ramës me 18 mijë të vdekur janë plotësisht të pavërteta. Qeveria duhet të bëjë transparencë. Rritja e testimeve na çon tek e vërteta dhe vendimet që duhen marrë për daljen nga kriza.

Pyetje: Kryeministri Rama nga foltorja e parlamentit u shpreh se falë masave të marra prej tij u shmang një tragjedi e madhe me rreth 18000 të vdekur. A kishin ekspertët tuaj tw dhwna për përmasat që mund të kishte virusi?

Lulzim Basha: Duhet të përsëris atë që ju thashë që pa transparencë të gjithë përpiqemi të analizojmë gjysmë fakte dhe gjysmë të vërteta. Analiza më e plotë e asaj që është shpallur sot nga kryeministri në parlament ka ardhur për fat të mirë nga media dhe nga një koleg i juaji, që quhet Redi Gjuzi. Më lejoni të citoj fjalë për fjalë këto kalkulime që sipas një vlerwsimi paraprak të ekspertëve tanë rezultojnë tërësisht të sakta. Sa i përket shifrës së parë të 18 mijë të vdekurve që u tha nëse nuk do të merreshin masat ekstreme që sipas kryeministrit kanë dalë nga ekspertë të pavarur i bie, po ta marrim në raport progresiv, të marrim Suedinë që është vendi pa karantinë, ka sot 119 të vdekur për 1 milion banorë. Pra në qoftë se Shqipëria nuk do të kishte marrë asnjë lloj mase, në qoftë se do të kishte 18 mijë të vdekur siç u pretendua, atëherë i binte të kishte 6254 të vdekur 1 milion banorë. Mora këtë shembull, por njësoj si edhe shembujt e tjerë kjo tregon që ajo që është thënë sot në parlament është tërësisht e pavërtetë. Tani është humbje kohe për mua, është humbje kohe për ju, është humbje kohe për qytetarët të vazhdojmë të bëjmë komente të atyre që janë gjysmë të vërteta, të pavërteta, qofshin këto të rekomanduara nga ekspertë të pavarur kryeministrit apo të rekomanduara në mënyrë jo të vërtetë nga vetë autoritetet. Prandaj thirrja ime është t’i jepet fund mungesës së transparencës. Transparenca nuk është problemi. E vërteta nuk është problemi. E vërteta është mënyra e vetme për të menaxhuar situatën sot dhe për të ndërtuar një urë dalëse nga kjo situatë. Nuk mund t’i mbajmë njerëzit pafundësisht në shtëpi pa plan. U kemi kërkuar një sakrificë një javë, dy javë, tre javë, katër javë, pesë javë, në qoftë se do t’ua kërkojmë edhe një javë tjetër edhe dy javë të tjera, tre javë të tjera, atëherë duhet t’ua shpjegojmë se pse ua kërkojmë këtë sakrificë. Dhe këtë “pse” as unë, as kryeministri, askush nuk mund ta dijë për sa kohë testimet mbahen në këtë nivel. Prandaj hapi i parë është ndryshimi tërësor i përqasjes me testimet. Rritja në mënyrë eksponenciale e testimeve do t’i japë në rradhë të parë qeverisë instrumentin e të vërtetës, transparencës me atë që po ndodh mbi bazë të së cilës pastaj mund të marrë masa për shtrëngimin apo për lirimin e masave duke mos rrezikuar jetën e njerëzve, por edhe duke vlerësuar sakrificën. Sepse t’u kërkosh njerëzve tw mbajnë bizneset mbyllur, të rrinë në shtëpi pa një plan kjo është papërgjegjshmëri, papërgjegjshmëri, e cila dy dhe trefishohet kur ti, nga njëra anë merr masa shtrënguese, por nga ana tjetër masat ndihmuese i ke në nivelin më të ulët në Europë dhe më të ulëtin në rajon në krahasim me vendet fqinje duke përfshirë këtu edhe Kosovën apo Maqedoninë e Veriut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY