Conte sulmoi opozitën, mediat sulmojnë kryeministrin italian

Conte sulmoi opozitën, mediat sulmojnë kryeministrin italian

89
0
Shares

Kryeministri italian, Giuseppe Conte nuk është kursyer në kritika sot mediat  evendit të tij pasi në një konferencë të mbrëmshme për shtyp sulmoi opozitën italiane.

Për gazetarët italianë kjo është e tepërt dhe e patolerueshme që kryeministri të shfrytëzojë një konferencë përpara mediave, për të shënjestruar kundërshtarët politikë.

Enrico Mentana, gazetar profesionist, drejtor i TG La7 si dhe shumë gazetarë të tjerë reaguan kundër toneve agresive ndaj opozitës. “Nëse do ta kishim ditur që Conte do të përdorte personalisht konferencën për shtyp duke sulmuar opozitën, ne nuk do ta transmetonim atë pjesë”, tha Enrico Mentana.

“Gabim i madh i Contes” e quan atë që prodhoi konferenca e shtypit, Giuseppe De Bellis, drejtori i SkyTg24, duke theksuar se kjo gjuhë rrezikon ndarje.

Situata që po kalon Italia për shkak të koronavirusit, ka sjellë edhe përplasje politike mes mazhorancës dhe opozitës. Ndër kritikët e fortë ka qenë edhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY