Tre raste të reja me koronavirus në Has, infektohen policë të pikës...

Tre raste të reja me koronavirus në Has, infektohen policë të pikës kufitare

68
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 3 raste të reja të reja në Has gjatë 24 orëve të fundit.

Burime për ABC News njoftojnë se të tre rastet e konfirmuara me covid-19, janë punonjës të Policisë Kufitare të Hasit, të infektuar nga kolegu i tyre i infektuar pak ditë më parë.

Të tre punonjësit e policisë kufitare tashmë i janë nënshtruar izolimit së bashku me familjet e tyre, në fshtatrat Tregtan e  Nikolic, ndërsa punonjësi tjetër i policisë në qytetin e Krumës.

Tre rastet e reja nuk kanë asnjë lidhje familjare me rastet e mëparshme.

Me këto tre raste, Hasi numëron 12 te prekur, prej të cilëve njëri tashmë ka ndërruar jetë ditë më parë, bëhet fjalë për 69 vjeçarin, vëllain e personit të parë që solli edhe virusin Covid-19 në Has. Sakaqm, ne Has eshte shenuar dhe viktima e pare, nje e moshuar, e cila thuhet se solli koronavirusin ne kete zone.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY