Italia në kërkim të zgjimit: 5 pika kyçe për të mundur koronavirusin

Italia në kërkim të zgjimit: 5 pika kyçe për të mundur koronavirusin

98
0
Shares

Italia ka hartuar një plan për rikthimin në normalitet prej 5 pikash kyce, tha ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, i cili zbulon detajet e planit strategjik për daljen graduale dhe me shumë kujdes nga pandemia.

Në plan përfshihen 5 pika kyçe: distancim social dhe mjete mbrojtëse për të gjithë, spitale Covid në të gjithë territorin kombëtar, përforcim i rrjeteve shëndetësore lokale, studim për të kuptuar sa janë prekur dhe një aplikacion, si modeli i Koresë së Jugut, për të verifikuar kontaktet e personave të infektuar.

“Duhet të themi të vërtetën: situate mbetet dramatike. Emergjenca vijon dhe do të kemi muaj të tjerë të vështirë”, nënvizon Speranza. “Nuk dua të mashtroj askënd, është e kotë të mendosh se ka një zgjidhje shpëtuese. S’mund të jap një datë kur do të mbarojë gjithçka, pasi do të ishte e papërgjegjshme”, shton ministri.

Qeveria italiane thekson se aplikimi i këtyre masave për rikthim në normalitet do të kërkojë kohë. Problemin më të madh e paraqet ndërtimi i aplikacionit, pasi duhet të respektojë dhe ligjin për privatësinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY