Burrë e grua të prekur nga koronavirusi në Mirditë, të dy punonjës...

Burrë e grua të prekur nga koronavirusi në Mirditë, të dy punonjës të spitalit

62
0
Shares

Dy të prekurit nga COVID-19 në Mirditë janë punonjës të spitalit lokal. Sipas informacioneve, raportohet se të prekurit janë burrë dhe grua, punonjës të spitalit të Mirditës.

Fillimisht u konstatua me koronavirus një 55-vjecar që është punonjës i administratës dhe më pas bashkëshortja e tij, e cila punon si infermiere.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e dy punonjësve të spitalit është e stabilizuar.

Autoritetet kanë bërë testimin e personave të kontaktit, duke iu kërkuar që të qëndrojnë në banesë për 14 ditë.

Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY