Biznesmeni gay shqiptar infektohet me koronavirus, prej ditësh i izoluar në Amerikë,...

Biznesmeni gay shqiptar infektohet me koronavirus, prej ditësh i izoluar në Amerikë, zbulon simptomat që përjetoi

212
0
Shares

Biznesmeni i njohur gay, Elton Ilirjani ka zbuluar se është infektuar me koronavius. Ai ka treguar se kontraktoi virusin kur udhëtoi drejt New York duke menduar se ishte më i sigurtë se në Shqipëri.

Ai ka rrëfyer detajet ne nje interviste me skype per emisionin e pasdites me Bieta Sulon.

Kam rreth 14 ditë që janë mbyllur në shtëpi. U largova nga Shqipëria për të qenë më i sigurtë në New York, po shkova në gojën e ujkut. Këtu njerëzit ishin infektuar dhe nuk e dinim. Kalova 12 ditë në shtrat në kontakt me doktorët online. Nuk arrita dot të bëja asnjë test. Ishte shumë e sigurt. Edhe dy kushërirat e mia me bashkëshortët e tyre rezultuan pozitive. Fillova me një ngacmim në fyt, një gudulisje e lehtë.

Të nesërmen filloi të më dhimbte fyti dhe mbasdite kisha temperaturë. Unë asnjëherë nuk kam pasur temperaturë, 10 vitet e fundit. Filloi kolla, 2 netë kalova pa gjumë me një dhimbje të madhe në mushkëri. Kisha dhimbje trupi, kollë e vazhdueshme, dhimbje koke, më dukej sikur po më shpërthente koka. Më kapi edhe paniku. Detaj që i vuri vulën ishte që pata humbje të nuhjatjes dhe shijes për 13 ditë. Nuk ndjeja më asgjë. U izolova vetëm në shtëpi me qenushen time,”– tha ai në një live në SKYPE me “Ftesë në 5”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY