Humb jetën në Greqi një tjetër shqiptar i infektuar me koronavirus, gazetari...

Humb jetën në Greqi një tjetër shqiptar i infektuar me koronavirus, gazetari jep detaje

506
0
Shares

Pas lajmeve te hidhura qe morem mengjesin e sotem, ku u shenuan dhe dy viktima te tjera nga koronavirusi, një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi u infektua me COVID-19.

Këtë lajm e ka dhënë gazetari Ylli Dylgjeri në rrjetet sociale, ku tregon se është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare, miku i tij Fatos Hasa.

Postimi i plotë

 

Miq, Sot ne oren 7.10 me ra zilja e telefonit…lajmi që më erdhi nga përtej më pikëlloi pa masë… Më telefononte një djalë i vogël: Xhaxhi Ylli, xhaxhi Ylli, me vdiq babi! E pabesueshme! Kishte vdekur Fatos Hasa! Bashkëpunëtori dhe shoferi im në gazetë e në Ministrinë e Brendshme.

Po miq. S’dua ta besoj! Vdiq nga koronavirusi. Dhimbje e madhe per familjen e të afërmit. Ngushëllime gruas e familjes. Ta kujtojme Fatosin e mirë.I paharruar kujtimi.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Pak minuta më parë ka humbur jetën një 61-vjeçar nga Tirana i infektuar me COVID-19. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY