Rama mburret me arrestimin e vëllezërve, ish-kryeministri zbulon arsyen: Çalët u dorëzuan...

Rama mburret me arrestimin e vëllezërve, ish-kryeministri zbulon arsyen: Çalët u dorëzuan vetë

173
0
Shares

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën sot duke postuar një video nga arrestimi i vëllezërve të akuzuar për grabitjen e Rinasit.

“Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri. RESPEKT për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje,” shkruan Rama.

Por ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vëllezërit Çala u dorëzuan vetë.

“Çalët u dorezua si Alizoti i Xhafës!

Ata u arrestuan pasi Daja nga Kosova iu doli halle dhe vetëm e vetëm për të mbuluar vjedhësit shteterorë, autorë të vërtetë vjedhjes së shekullit në aeroportin e Rinasit. Dëshmia e krimit të tyre: “180 mijë euro, të tjerat i hëngri fushata”,” shkruan Berisha.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/203986397542368/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY