Aksidenti tragjik në Fushë Krujë, identifikohen 4 viktimat

Aksidenti tragjik në Fushë Krujë, identifikohen 4 viktimat

110
0
Shares

Një aksident tragjik me katër viktima ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjen së sotme në autostradën Fushë Krujë-Laç.

Në kryqëzimin e Borizanës, një automjet “Audi” me targë AA 848 ZZ që drejtohej nga shtetasi Flamur Visha është përplasur me një kamion me targa të Kosovës, duke e goditur nga pas.

Për pasojë tre persona gjetën vdekjen në vend, ndërsa i katërti ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin e Traumës. Viktimat janë nga fshati Larushk.

“News 24” raporton se viktimat jane identifikuar si shtetasit Fatlum Xhikoli, 33 vjeç, Arben Kani, 36 vjeç, Nazim Rrahmani, 36 vjeç, dhe Luljan Mahilaj 45 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet. Ende nuk dihet nëse makina tip ‘Audi’ kishte autorizim për të qarkulluar.

Vendi ku ndodhi aksidenti është një nga pikat e zeza ku janë shënuar disa aksidente, ndërsa aksi nuk ka ndriçim duke vështirësuar lëvizjen për drejtuesit e makinave.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY