S*ks në makinë në zonën më të goditur nga COVID, çifti arrestohet...

S*ks në makinë në zonën më të goditur nga COVID, çifti arrestohet nga policia

514
0
Shares

Nje situatë e pazakontë është ndeshur së fundi, ku një çift i cili është kapur duke bërë seks në një makinë u arrestuan për shkelje të rregullave të karantinës së koronavirusit në Itali.

 

Një burrë 23-vjeçar egjiptian dhe gruaja 40-vjeçare tuniziane u kapën në veprim e sipër nga një oficer policie në periferi të Milanos.

Shumë larg nga ligjet e vendosura, dyshja zgjodhi një kohë veçanërisht të papërshtatshme, teksa autoritetet ishin në gatishmëri për shkeljet.

Dyshja u akuzua se injoruan një rregull karantine, i cili ndalon dy persona të jenë në pjesën e përparme ose të pasme të një automjeti së bashku, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.

Italianët u lejohet vetëm të blejnë ushqim, të japin ose të marrin kujdes mjekësor, ose të udhëtojnë për të punuar nëse është absolutisht e nevojshme.

Përkundër mundësive të bollshme për argëtim brenda shtëpisë, çifti u kap në një akt në një rrugë në Mecenate pranë Milanos e cila është goditur rëndë nga shpërthimi i koronavirusit.

Diku tjetër, një familje që po pushonte në një lëndinë u urdhëruan të largoheshin nga policia në San Donato Milanese afër Milanos sot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY