Thellohen studimet, shkencëtarët italianë: Koronavirusi është inteligjent, ja si do të dobësohet...

Thellohen studimet, shkencëtarët italianë: Koronavirusi është inteligjent, ja si do të dobësohet për të mbijetuar

166
0
Shares

Edhe pse ende jemi ne fazat kur shume epidemiologe dhe shkenctare po e studiojne me kujdes virusin, ka dhe disa perfundime paraprake se çfare do te ndodhe me koronavirusin.

Koronavirusi do të dobësohet me kalimin e kohës dhe do të bëhet më pak ngjitës. Kjo është mënyra e vetme për të mbijetuar dhe është pikërisht ajo që do të ndodhë, pasi që virusi është inteligjent, tha shkencëtarja italiane Elisa Vicenza. Vicenza, së bashku me një grup shkencëtarësh, po eksplorojnë se si trupi lufton infeksionin e koronavirusit.

Ajo studioi SARS, gripin e derrit dhe virusin ZIKA si drejtuese e Divizionit të Patogjenezës dhe Biosigurisë Virale në Qendrën Kërkimore San Rafael, dhe tani është në ekipin koronavirus me imunologun Albert Mantovani të Universitetit Italian Humanitas.

“Në luftën kundër koronavirusit, imuniteti i lindur, i ndërtuar nga qelizat e gjakut, lëngjet dhe indet, luan rolin më të madh, duke qenë linja e parë e mbrojtjes kundër çdo lloj infeksioni. Është një sistem me reagim të shpejtë, ndryshe nga imuniteti i fituar që përbëhet nga limfocitet që kërkojnë javë për të prodhuar antitrupa. Hulumtimi ynë është i bazuar në molekula të imunitetit të lindur që mund të parandalojnë përhapjen e virusit më tej, “tha ajo.

Virusi COVID-19 ka një strukturë tredimensionale. Ajo është e përbërë nga një proteinë virale që lidh një receptor specifik në qelizat e synuara të sistemit të frymëmarrjes.

Bazuar në këtë strukturë, shkencëtarët po përpiqen të gjejnë molekulat e duhura që do të punojnë për të parandaluar përhapjen e virusit në qelizat.

Për të parandaluar infektimin e virusit, shkencëtarët rekomandojnë marrjen e vitaminës B12 dhe vitaminës D, e cila vjen nga dielli. Ata gjithashtu rekomandojnë një dietë të pasur me vitaminë C.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY