Franca, formular per cdo qytetar qe del nga shtepia

Franca, formular per cdo qytetar qe del nga shtepia

45
0
Shares

Qeveria franceze u kërkon qytetareve te vet që të justifikojnë daljet e tyre nga shtëpia, edhe nëse u duhet të ikin deri në dyqan.
Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi më herët se qytetarët duhet të vetizolohen për 15 ditë në shtëpi dhe lëvizjet e tyre duhet të reduktohen.

Ai tha se qytetarët duhet të dalin nga shtëpia vetëm në rast nevoje: për punë, për të marrë shërbim mjekësor etj.

Mirëpo, tashmë, në Francë duhet të plotësojnë një formular dhe të tregojnë arsyet pse dëshirojnë të dalin jashtë. Autoritetet do të ndalojnë në rrugë çdo person për t’i kontrolluar nëse janë të pajisur me formularë.

Në dokument kërkohet emri i personit, datëlindja dhe arsyet pse kërkon të dalë nga shtëpia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY