Basha: 3 veprimet që duhen bërë për të përballuar situatën

Basha: 3 veprimet që duhen bërë për të përballuar situatën

55
0
Shares

Kreu i PD, Lzim Basha deklaroi sonte ne opinion 3 veprimet që duhen bërë për të përballuar situatën. Apeli për qeverinë: të mos ketë më komplekse, por të vazhdojë me plotësimin e propozimeve tona

Pyetje: Çfarë duhet bërë?

Lulzim Basha: Gjëja e parë, mjekët, infermierët, personeli shëndetësor duhet të kenë pajisjet e domosdoshme mbrojtëse, duhet të kenë mjaftueshëm kite, tamponë tëstimi dhe ky është një problem, duhet të ketë mjaftueshëm kapacitetet e trajtimit. Këto janë prioritete për mjekët.

E dyta, është për qytetarët. Të zbatojnë me përpikmëri të gjitha këshillat e dhëna nga mjekët, sepse distancimi social dhe kujdesi higjenik janë të një rëndësie shumë të madhe.

E treta, duhet që spitalet të jenë gati për të pritur fluksin e pritshëm në rritje te pacientëve. Nuk duhet të presim të vijë ajo ditë që mund të vijë shumë më shpejt sesa e urojmë, por duhet që sot të merren masat që nuk u morën për testimin në kohë, psh. Për një muaj e gjysëm të krizës kishte vetëm 60 tampona, që është një papërgatitje e pafalshme.

Pyetje: Çfarë mesazhi do t’u jepni qytetarëve si lider i opozitës?

Lulzim Basha: Tani është koha që të jemi në solidaritet me njëri tjetein. Të bëhemi bashkë me shpirtin e një familje të madhe dhe të bëjmë gjithçka që njerëzit të jenë sa më të sigurtë që të jetë e mundur. Ky është fokusi im në ditët e javët në vijim. Ky duhet të jetë fokusi i çdo kryefamilajri dhe qytetari. Ne duhet të bëjmë gjithçka personalisht, përmes distancimit social dhe kujdesit higjenik për të kontribuar për minimizimin e riskut.

Për autoritetet kam një mesazh fare të qartë: Të mos kenë asnjë kompleks. Nuk ka rrugë tjetër opozita përveçse t’i bejë publikë mendimet e veta. Disa prej propozimeve janë adoptuar. Nuk kemi absolutisht asnjë xhelozi. Madje jemi të lumtur që u adoptua propozimi ynë për pagesën e një prej prindërve që do të qendrojë me fëmijët. Jemi të lumtur që u adoptua qendrimi për fasonët dhe call centers.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY