A ka rrezik të infektohesh me koronavirus nga shufrat dhe dorezat e...

A ka rrezik të infektohesh me koronavirus nga shufrat dhe dorezat e autobusëve?

40
0
Shares

Nëse po udhëtoni me autobus/tren dhe është relativisht i zbrazët, mundësitë për t’u infektuar janë më të pakta.

Instituti i Shëndetit Publik thekson  se konsiderohet gati e pamundur që të infektohesh nëse prek shufrat apo dorezat mbajtëse të autobusit. Mirëpo gjithsesi këshillohet dezinfektimi dhe larja e duarve kur prekni objekte ku sipërfaqet janë potencialisht të ndotura.

Sigurisht që ndikon edhe fakti se sa mirë janë ajrosur automjetet dhe sa mirë janë dezinfektuar. Pra, rreziku varet nga sa njerëz ndodhen të pranishëm më tepër sesa nga prekja e dorezave apo shufrave në autobus.

Ndër të tjera këshillohet edhe mosudhëtimi gjatë orareve të pikut si edhe ecja në këmbë për rrugë të shkurtra. Mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit është qëndrimi në shtëpi dhe shmangia e qëndrimit nëpër vende të populluara me njerëz.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY