Koronavirusi/Njoftim me rëndësi për pensionistët, ndryshon procedura e marrjes së pensionit

Koronavirusi/Njoftim me rëndësi për pensionistët, ndryshon procedura e marrjes së pensionit

107
0
Shares

Të gjithë pensionistët nuk duhet t’u drejtohen më sporteleve të postave për të tërhequr pensionin e tyre. Sipas informacioneve, ky shërbim do tu vijë në shtëpi dhe falas.

Posta Shqiptare, në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bën të ditur për të gjithë pensionistët se zyre pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.

Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa asnjë kosto.

Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe ID e kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.

Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve.

Me urdhër të qeverisë, prej ditës së sotme nuk do të ofrohet asnjë shërbim në sportele.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY