Basha vlerëson kapacitetet e mjekëve, i kërkon qeverisë t’i mbështetë

Basha vlerëson kapacitetet e mjekëve, i kërkon qeverisë t’i mbështetë

49
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha kërkoi nga qytetarët që të mos panikohen por të kenë kujdes maksimal ndërkohë që tha se mjekëve duhet t’u vihen në dispozicion të gjitha mjetet.

Basha I shoqëruar edhe më një grup mjekësh dhe ish deputetësh tha se mjekët sot janë heronjtë dhe atyre u duhet dhënë çdo gjë që duhet.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Të dashur mjek, infermier anëtarë të sistemit shëndetësor në Shqipëri! Jetët e shqiptarëve janë në duart tuaj. Sot ne jemi në mbështetje tuaj, dhe do të zbatojmë këshillat tuaja.

Qeveritë shkojnë e vijnë, ju do të jeni sërish këtu.

Ne kemi një nga stafet më të mira, por tani duhet që të ju vihen në dorë mjetet. Të gjithë jemi në duart tuaja. Mos ngurroni të kërkoni çfarë t’ju nevojitet për të përmbushur misionin tuaj. Ajo që duhet t’ju japim sot janë fondet dhe mjetet e nevojshme.

Të gjithë duhet të  dëgjojmë zërin tuaj. Qytetarët, sot duhet të jemi të përgjegjshëm për çdo veprim që duhet të ndërmarrim. Të gjithë ata që vijnë nga Italia e veriut të shmangin kontaktet për një periudhë dyjavore.

Nuk është koha për panik, por për kujdes maksimal. Ne do të jemi në ndjekje të situatës hap pas hapi. Ekspertët tanë do të jenë në dispozicion.

Deklarata e plote:

“Fonde, mobilizim, transparencë”, mesazhi i Bashës për mjekët, qytetarët dhe qeverinë. “Nuk është koha për panik, por për kujdes. Kemi mjekët më të mirë, por ata duhen mbështetur me mjete dhe fonde”

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Të dashur bashkëqyetarë,

Sot u konfirmuan edhe zyrtarisht dy rastet e para të të prekurve nga koronavirusi. Duke u uruar atyre shërim sa më të shpejtë, dua t’ju drejtohem me këtë mesazh.

Së pari, personelit shëndetësor, të nderuar mjekë dhe infermierë.

Shëndeti i shqiptarëve është në duart tuaja. Sytë, veshët dhe mendjet e njerëzve, si asnjëherë, janë të fokusuara te ju.

Prandaj, sot të gjithë jemi në mbeshtetjen tuaj për të zbatuar masat dhe vendimet që ju sugjeroni dhe vendosni.

Nuk duhet të ngurroni për asnjë çast të kërkoni çfarë ju nevojitet për të përmbushur misionin tuaj. Qeveritë ikin e vijnë, ata që do të mbeten jeni ju, ata që keni në dorë jeten e gjithësecilit prej nesh, jeni ju.

Ne kemi një nga stafet më të specilizuara mjekësore për të përballuar çdo situatë dhe ajo që duhet t’u japim juve sot, janë mjetet dhe fondet e nevojshme mjekësore për ta përballuar këtë gjendje me sukses.

Të gjithë duhet të dëgjojmë zërin tuaj. Sa më shumë të flisni ju, aq më të qetë do të jenë qytetarët.

Të dashur bashkëqytetarë!

Sot duhet të jemi të ndërgjegjeshëm dhe të përgjegjshëm për çdo veprim që ndermarrim.

Të degjojmë me vemendje këshillat e mjekëve dhe t’i zbatojmë ato.

Të gjithë ju që vini nga Italia e Veriut, por edhe zona të tjera të prekura nga coronavirusi, drejtohuni për ekzaminime, nëse keni simptoma gripi dhe shmangni kontaktet me qytetarët dhe të afermit për një periudhë 2 javore. Kujdes të veçantë duhet të kemi për të moshuarit.

Sot nuk është koha për panik, por për kujdes maksimal.

Sa më të kujdeshëm të jemi sot, aq më lehtë do ta kalojmë këtë situatë dhe me pasoja minimale.

Ne do të jemi në ndjekje të situatës hap pas hapi. Ekspertët dhe specialistët tanë të shendetësisë do të jenë në shërbimin e çdo qytetari për çdo informacion shtesë që do të kenë.

Dy javë më parë, nga kjo foltore i kam bërë thirrje qeverisë të marrë masa për t’u përgatitur për përballimin e situatës.

1. Fondet e mjaftueshme
2. Mobilizimi maksimal
3. Transparenca

Këto janë tre komponentë të rëndësishëm politikë, për të cilët nuk duhet humbur kohë.

Dua t’ju siguroj se ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën hap pas hapi. Ekspertët dhe specialistët tanë të shëndetësisë do të jenë në shërbimin e çdokujt, ndërkohë që grupi i krizës, i ngritur pranë PD, bashkë me ekspertët e opozitës, do të vazhdojë të monitorojë dhe të bëjë gjithçka në mundësitë, kapacitetet dhe fuqitë tona për të qenë sa më afër njerëzve dhe për të tejkaluar këtë situatë me pasoja sa më të lehta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY