ATHINË&VIDEO/ Kapet sasi e madhe droge nga Shqipëria, cfarë kishte brenda rulota

ATHINË&VIDEO/ Kapet sasi e madhe droge nga Shqipëria, cfarë kishte brenda rulota

113
0
Shares

Policia greke goditi një rast tjetër të trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Greqi-Turqi, ku është kapur një sasi prej 1.2 tonë drogë. Lënda narkotike është kapur në Athinë, ndërsa mediet fqinje raportojnë se operacioni është zhvilluar ditën e shtunë, por është publikuar sot.

Një rulotë  e ngarkuar me një sasi të madhe droge, ka kaluar pikën kufitare të Qafë-Botës, duke hyrë në Greqi dhe duke vazhduar udhëtimin.

Ka qenë anti-droga e Igumenicës, në bashkëpunim me atë të Athinës, që ka ndaluar rulotën në kryeqytetin grek.

Gjatë kontrollit është zbuluar sasia e madhe e drogës, përkatësisht 1 ton e 145 kg marijuanë, 4 kg e 68 gram hashash çokollatë, si dhe 918 gram vaj hashashi.

Droga mësohet se ka kaluar nga kufiri shqiptar i Qafë-Botës, ndërsa vlera e saj në treg arrinte në 1 milionë e 730 mijë euro. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e rulotës, përkatësisht burrë e grua, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mediet greke kanë publikuar pamjet e operacionit, ndërsa nuk dihet ende identiteti dhe kombësia e të arrestuarve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY