Sugjerohet dezinfektimi i celularëve: Koronavirusi mund të përhapet nga ekrani i tyre

Sugjerohet dezinfektimi i celularëve: Koronavirusi mund të përhapet nga ekrani i tyre

73
0
Shares

Shkencëtarët kanë zbuluar se koronavirusi i ri mund të “mbijetojë” në ekranet e telefonit deri në një javë, dhe ofron një rrugë të mundshme infektimi, shkruajnë mediat e huaja.

Deri më tani, është bërë me dije, se epidemia vdekjeprurëse mund të transmetohet përmes pikave të lëshuara nga kolla dhe teshtima, por së fundmi është mësuar se mbetjet e infeksionit mund të mbetet për shtatë ditë në sipërfaqet e dorezave ose aparateve celular. Për të parandaluar një infektim të mundshëm, ekspertët sugjerojnë që të dezinfektoni aparatet tuaj celular me alkool, së paku dy herë në ditë.

Profesori William Keevil, nga Universiteti i Southampton, u shpreh:

“Ju mund të lani duart vazhdimisht, por nëse filloni të prekin ekranin e telefonit tuaj dhe më pas po me ato duar të prekni fytyrën, kjo është një rrugë e mundshme infektimi”.

Megjithëse sipas ekspertëve ekziston mundësia e transmetimit të virusit famëkeq nëpërmjet telefonit, rruga tradicionale transmetimit ende i konfirmuar është kontakti me njëri-tjetrin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY