ZYRTARE/Një grua në Selanik rasti i parë me koronavirus në Greqi

ZYRTARE/Një grua në Selanik rasti i parë me koronavirus në Greqi

154
0
Shares

Greqia konfirmon rastin e parë me koronavirus. Ajo është një grua 38 vjeçare nga Selaniku e cila së fundmi kishte udhëtuar në veri të Italisë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Gruaja raportohet se është në gjëndje të mirë shëndetësore ndërsa të gjithë ata që kanë pasur kontakt me të janë izoluar në mënyrë vullnetare.

Ndërkohë në Itali numri i të infektuarve është rritur duke shkuar në 325, ku mbrëmë raportohej për 323.

Deri tani numërohen 11 viktima, ku viktima e fundit u rregjistrua dje. Ajo ishte një e moshuar 76 vjeçare e cila ndërroi jetë në spital. Sipas shpërndarjes, 9 viktima janë në rajonin e Lombardisë, ndërsa dy viktima numërohen në Veneto.

Kujtojmë që edhe në vendet kufitare me Italinë janë rregjistruar të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në Zvicër është shënuar një person, ndërsa në Austri 2 të tillë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY