Mrekullia me foshnjën, shërohet nga koronavirusi pa asnjë mjekim!

Mrekullia me foshnjën, shërohet nga koronavirusi pa asnjë mjekim!

62
0
Shares

Në kushtet kur koronavirusi ka mbërthyer mijëra njerëz ne vende të ndryshme, ka dhe raste plot shpresë.

Mwsohet se një foshnje 17 ditëshe e ka marrë veten plotësisht nga koronavirusi i ri në Kinë pa asnjë lloj mjekimi. Bebja lindi në Wuhan, nga një nënë e sëmurë, por edhe pse Covid 19 iu përcoll dhe fëmijës, ajo sot gëzon shëndet të plotë, shkruajnë mediat britanike.

Foshnja tashmë ka dalë nga spitali dhe gjendja e saj është shumë e mirë. Vajza u transferua në Spitalin Pediatrik të Wuhanit ditën që lindi dhe shumë shpejt u pa se ajo e kishte bartur sëmundjen nga nëna. Duke qenë se simptomat nuk ishin të forta, mjekët vendosën të mos i administronin mjekime dhe e lanë që trupi i fëmijës të luftonte vetë me virusin.

“Foshnja nuk kishte vështirësi në frymëmarrje, as kollë e as temperaturë të lartë, ndaj dhe nuk nxituam me trajtimin mjekësor”, tha Dr Zeng Lingkong, kreu i pavionit të të porsalindurve në këtë spital.  Madje sipas tij, fëmija është rritur mirë e ka pasur dhe një shtim të kënaqshëm në peshë.

Më herët doktorët e kanë parashtruar të sigurt faktin se fëmijët janë shtresa  e cila nuk vuan nga koronavirusi dhe ne rastin me te mire e luftojne pa mjekim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY