“Koronavirusi”/Kosova transparente: Kemi 1 rast të dyshuar, analizat japin përgjigjen

“Koronavirusi”/Kosova transparente: Kemi 1 rast të dyshuar, analizat japin përgjigjen

76
0
Shares

Shteti i Kosoves ka treguar transparence lidhur me situaten nga koronavirusi, duke e trajtuar me seriozitet dhe kur behet fjale per nje dyshim te vogel.

Nga mediat kosovare, mësohet se ka patur një pacient të dyshuar me koronavirus i cili është shtruar në spital në Prishtinë të Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia u shpreh se deri tani ka vetëm dyshime se rasti në fjalë mund të jetë me koronavirus. Vitia shton se rezultatet e analizave do të dalin brenda 2 orëve që të saktësohet nëse pacienti ka apo jo koronavirus.

Nderkaq sipas informacioneve te tanishme, Ka rezultuar negativ rezultati i analizave rreth dyshimeve se një grua u prek nga virusi kinez koronavirusi, raporton Express nga burimet e saja.U dyshua se një grua e rreth të 30’tave e disa u kthye në Kosovë pas disa ditë pushime në Itali. Ajo u paraqit mbrëmë në Klinikën Infektive.

Por në bazë të analizave të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rezultatet për këtë rast kanë rezultuar negative.

Mediat kosovare raportojnë se edhe të shtunën pati një rast të dyshuar për koronavirus në Kosovë por rezultoi negativ.

Nderkaq ne vendin tone, ministrja u shpreh se nuk ka asnje rast te koronavirusit dhe foli vetem per 6 raste te dyshuara, te cilat sipas saj dolen negativ, ndonese per qytetaret nuk u be transparent menyra e kontrollit te tyre.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY