“Jemi viktima të një keq qeverisje me dashje”, PD reagon ashpër: Nuk...

“Jemi viktima të një keq qeverisje me dashje”, PD reagon ashpër: Nuk meritojmë çerdhe të pastrimit të parasë

42
0
Shares

Shqipëria është vendosur në zonën gri nga Moneyval, institucioni që merret me shqyrtimin e vendeve ku pastrohen paratë, ku sipas listes jemi vendi i vetëm në Europë që jemi përfshirë ne te.

Pas ketij lajmi ka ardhur dhe reagimi nga Partia Demokratike, e cila nepermjet ish-deputetes Jorida Tabaku, shprehet se milionat që shpenzohen sa nga ndërtimi e në fusha të tjera, droga që qarkullon në vend që prej shtatë vitesh me një volum qindra herë më të lartë, siç raporton edhe Guardia Di Finanza, janë prova të qarta.

Lufta kundër pastrimit të parave të pista ka qenë një nga kauzat që PD ka ngritur që në fillim duke kërkuar angazhim serioz kundër një prej krimeve ekonomike më vdekjeprurëse për ekonominë, punësimin dhe shoqërinë.

Sipas Tabakut, këtij pushteti i mungon ky vullnet sepse siç është vërtetuar ai është i lidhur drejtpërdrejt me pastrimin e parave.

“Spektakli politik me zyrtarë të kamufluar që thërrasin emrat e të fortëve që më pas shpallen të pafajshëm, është pastrim figure dhe jo luftë ndaj krimit.Shqipëria është në ditë të vështirë, shqiptarët janë viktima të një keq qeverisje me dashje. Ne nuk meritojmë një vend të prapambetur dhe çerdhe e pastrimit të parasë.

Prandaj PD ka propozuar një ligj që do të luftojë deri në fund logjikën e sotme të ekonomisë së pastrimit të parave. Ligji Anti-mafia do të luftojë jo vetëm oligarkinë për ta çliruar tregun nga duart e oligarkëve por edhe do të mundësojë luftën ndaj pastrimit të parave. Me parimin ndiq paranë ne do të mundësojmë sekuestrimin  e aseteve të vendosura nga krimi i organizuar , do të luftojmë në çdo ind të ekonomisë krimin ekonomik dhe të vendosim përpara drejtësisë fajtorët.

Ne, nuk do të ndërtojmë një infrastrukturë që do të justifikojë pasurinë e të inkriminuarve. Përundrazi do të angazhojmë gjithë fuqinë e shtetit për të evidentuar dhe dënuar ata që sot po pastrohen në rrugë antiligjore nga qeveria”,-shkruan Tabaku.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY