“Dvorani u përdor për kapjen e Kushtetueses nga Rama”, PD thirrje: SPAK...

“Dvorani u përdor për kapjen e Kushtetueses nga Rama”, PD thirrje: SPAK të veprojë menjëherë

47
0
Shares

PD ka reaguar përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi, lidhur me faktet e denoncuara sot nga Presidenti Ilir Meta, të cilat sipas kreut të Shtetit dëshmojnë mbi kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi tha se faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama.

Postimi i plotë:

Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.

Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY