Në hetim adminitratori i firmës private, ndalohet fuoristrada pa targa në Malin...

Në hetim adminitratori i firmës private, ndalohet fuoristrada pa targa në Malin e Tomorrit

101
0
Shares

Një 46 vjeçar, banues në Novaj , administratori i një biznesi për përpunimin e pllakave dekorative, është vënë në hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat.

Policia njofton se pasi një fuoristradë në emrin e subjektit të tij është ndaluar më vendin e quajtur “Rrasa e Novajt” e ngarkuar me gurë dekorativë.

Dyshohet se furoristrada me karroceri dhe pa targa, ishte ngarkuar me gurë dekorativë në Malin e Tomorrit, i cili është edhe zonë e mbrojtur mjedisore.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Skrapar, në kuadër të operacionit “Lufta kundër shkatërrimit dhe mbrojtja e malit të Tomorit nga subjektet që ushtrojnë veprimtari të paligjshme në këtë territor” referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin J. D., 46 vjeç, banues në Novaj, Skrapar, pasi nga shërbimet e ADZM Berat, në vendin e quajtur “Rrasa e Novajt” është konstatuar një mjet tip “Fuoristradë”, me karroceri, pa targa, i ngarkuar me pllaka guri dekorativ, i cili pas verifikimeve nga ana e Policisë dyshohet se është i një subjekti, me administrator shtetasin J. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY