“Protestat e opozitës”/ Lleshaj e pranon publikisht: Morëm gaz lotsjellës nga Kosova,...

“Protestat e opozitës”/ Lleshaj e pranon publikisht: Morëm gaz lotsjellës nga Kosova, por nuk e përdorëm

189
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pranoi se Policia e Shtetit ka marrë gaz lotsjellës nga Kosova, gjatë periudhës së protestave të opozitës.

I thirrur në interpelencë në Kuvend për përdorimin e gazit lotsjellës nga policia, Lleshaj theksoi se ky gaz ka qenë nga rezervat që policia ka pasur nga qeverisja e kaluar.

Lleshaj me një ndjenjë jo të pakët krenarie, tha se gjatë drejtimit të tij të Ministrisë, ishte arritur një sukses i paparë ndonjëherë, që gjatë protestave nuk kishte pasur asnjë  viktimë.

Lleshaj tha më tej se sasia e granatave me gaz lotsjellës që u mor nga Kosova, nuk u përdor dhe u kthye sërish mbrapsht.

“Nga Kosova është marrë në muajin qershor një sasi dhe nuk është përdorur asnjëherë, është kthyer sërish atje ku është marrë. Është fatkeqësi dhe turp i madh për këdo që merr dhe ballafaqon fëmijë, gra e pleq përpara policisë. Policia kurrë nuk është angazhuar dhe as do angazhohet me forcë përballë qytetarëve të saj, grave e fëmijëve, por ndaj atyre që shkelin ligjin, që kryejnë krime. Policia ekziston për të frenuar kriminelët, jo popullin. Kush është ai burrë shqiptari që i merr fëmijët e gratë për t’i ballafaquar me policinë? Duhet të jesh aq dinjitoz, sa për të larguar fëmijët nga dhuna. Ata që kanë vënë fëmijët para policëve, kanë shkelur çdo etikë”, tha Lleshaj.

Mediat kosovare publikuan dy ditë më parë një marrëveshje që Ardi Veliu kishte lidhur me kreun e Policisë në Kosovë, me dijeni dhe të ministrave të brendshëm, për të marrë granata me gaz lotsjellës, për të shtypur protestat e opozitës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY