VIDEO/Flet studenti protagonist i takimit në konvikt: Bashën e thirrëm ne! Ka...

VIDEO/Flet studenti protagonist i takimit në konvikt: Bashën e thirrëm ne! Ka kamera konvikti, le t’i hapin!

82
0
Shares

Edhe vetë studentet kane nxjerre ‘zbuluar’ planin e Bashkise Tirane per te sulmuar opoziten dhe kreun e PD,  Lulzim Basha.

Kete e ka konfirmuar studenti protagonist i videos dhe incidentit të ndodhur në Qytet Studenti, ku kryetari i opozitës Lulzim Basha u pengua për të zhvilluar një takim me studentët.

Xhesion Shazimani tha në një lidhje telefonike me News24 se Bashën e kanë kërkuar vetë studentët për t’i treguar kushtet dhe problematikat që kanë.

Ne ishim disa studentë që donim të organizonim një takim me z.Basha për t’i treguar kushtet. Problematikat që kemi jam përpjekur t’i nxjerr dhe në disa media. Pata dëshirë të takoheshim me z. Basha. Nuk kishte nevoja fare të bëhej kaq e madhe. Kemi parë studentë e njerëz të tjerë që janë futur pa pyetur njeri. Mënyrën se si është futur z. Basha siç kanë thënë jo me forcë e shtyrje nuk është e vërtetë. Ka edhe kamera konvikti, po deshën t’i hapin. Ne e pyetëm zonjën, e përshëndetëm. Ai është kryetari i opozitës dhe ka një lloj statusi që mund të futet për të parë realitetin.

Ne duhet t’i drejtojmë diku ato problematika, ato kushte skandaloze. Unë kam punuar edhe vetë si gazetar dhe nuk kam pasur mbështetjen e medias për këto problematika. Ne u futëm brenda e pamë që zonja e bëri problem, e studentët u larguan dhe ne dolëm. Nuk e shtyu njeri zonjën, dolëm ikëm pimë kafe.Aty janë futur njerëz që s’kanë lidhje fare që kanë pirë edhe droga të ndryshme, ndërkohë vjen Basha bëhet problem. Nuk ka pasur asnjë lloj gjëje”, deklaroi Shazimani.

VIDEO E PLOTE

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY