DETAJE/Delegacioni i KiE i shkon në zyrë, Meta iu thotë hapur problemet...

DETAJE/Delegacioni i KiE i shkon në zyrë, Meta iu thotë hapur problemet pas zgjedhjeve të 30-Qershorit

70
0
Shares

Meta ka pritur sot në takim delegacionin e nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili po zhvillon një mision fakt-mbledhës në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Kongresit si garant i parimeve të Kartës Europiane për Vetëqeverisjen Vendore, dhe angazhimin e tij për monitorimin serioz të situatës në Shqipëri. Presidenti Meta theksoi se Shqipëria ndodhet në një krizë sui generis përfaqësimi, dhe në çeikulibër të plotë të mekanzimave të kontrollit dhe balancës.

“Votimet njëpartiake të 30 qershorit nuk i dhanë zgjidhje krizës, por cënuan rëndë edhe demokracinë vendore, duke e zhytur më shumë vendin në rrugën e paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit”, – vuri në dukje Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit u ndal edhe në disa ligje të miratuara nga Kuvendi, të cilat cënojnë autonominë vendore dhe disa parime bazë të Kartës Europiane, të cilat pritet të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese, ende jo-funksionale.

Kushtet e Bundestagut, vuri në dukje Presidenti Meta, janë pasqyra më e qartë e problemeve serioze me të cilat përballet vendi, por edhe harta më e sigurtë për rrugën europiane që duhet të ndjekë pa vonesë Shqipëria.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY