Gjendet i vdekur në burg i dënuari përjetë, pjesë e gupit të...

Gjendet i vdekur në burg i dënuari përjetë, pjesë e gupit të Julian Sinanajt

149
0
Shares

Një i dënuar është gjetur i pajetë në burgun e Peqinit, bëjnë me dije burimet. Bëhet fjalë për Andon Mëhillajn, i cili ka marrë një dënim me burg përjetë nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së të dënuarit.

Andon Mëhillaj ishte anëtar i grupit të Julian Sinanajt, i dënuar si vrasës me pagesë, pasi ishte vetëdorëzuar në polici në vitin 2014.

Ngjarja ende nuk është bërë publike nga institucioni i vuajtjes së dënimit. Së fundi në burgun e Peqinit është ndërruar dhe drejtuesi, ç’ka shton edhe më shumë mungesën e informacioneve.

Mëhillaj, sot 44 vjeç në momentin e dëshmisë në prokurori në vitin 2014, kur dhe u arrestua, ka dhënë dëshmi të kundërta me Sinanajn dhe anëtarët e tjerë të bandës, që quheshin ndryshe dhe grupi i Tritolit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY