Termetet, sizmologët: Kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë.

Termetet, sizmologët: Kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë.

322
0
Shares

Tërmeti i datës 28 janar me një magnitude të lartë të shkalles 4.9 rihter, thellesi 7 km dhe epiqendër në fshatin Bubq, vetëm dy muaj larg atij të 26 nëntorit ushqeu frikën se rreziku ende pluskon mbi ne.

Nuk mund flesh i qetë me idene se këto janë vetëm pas goditje  kjo sepse sizmologët vendas mendojnë se Shqipëria ka hyrë një periudhë me aktivitet të lartë sizmik ndaj edhe mundësia për të pasur shkundje të forta është me prezente se kurrë.

Sizmologut Rrapo Ormeni  në emisionin “360 gradë” në RTV Ora  tha se  : “Shqipëria duhet të ketë një sy hapur. Edhe në Shqipëri kemi pasur periudha me nivel sizmik të ulët siç ka qenë nga 1979-2019 dhe periudha me aktivitet sizmik të lartë.

Këto periudha përsëriten. Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë.

Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet”.

 Krahas kësaj deklarate vjen edhe ajo sizmologëve greke që thonë se goditje 7.5 ballë mund të përsëriten në Turqi  dhe si të tilla ato do të ndjehen në të terë Ballkanin duke shtuar edhe më shumë ankthin dhe mjegullën e së panjohurës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY