“Rritet 12-herë mbjellja e kanabisit”, Ish-ministri: Hidhni në gjyq edhe RAI 3 tani, se ata e kanë fajin!

Ndaje

Për Ylli Manjanin, lajmi se është 12- fishuar kultivimi i hashashit nuk perben çudi. Pas reportazhit RAI 3, Manjani shkruan në rrjetet sociale se damkën e drogës nuk ia kishim borxh Rilindjes, ndërsa shton se ne keto kushte ku eshte Shqipëria, sigurisht që do të mbillet hashash.

Asnjë çudi nuk është!Për aq kohë sa ekonomia e këtij vendi matet ende me investimet e huaja të para 10 apo 15 viteve më parë, remitancat kanë rënë, puna është e vështirë për tu gjetur, pagat nuk janë rritur që kur smbahet mend, pa dyshim që njerëzit do mbjellin hashash.

Me hashash financohet edhe fukarallëku në rritje, por edhe kullafikimi i qyteteve dhe koncensionimi i pasurisë publike. Me ç’farë tjetër?!

Me hashash vihet në gjumë shoqëria, politika dhe media.Gjumë i ëmbël na qoftë!Të paktën kemi ende internet e antenë sateliti që të informohemi nga jashtë se ç’bëhet në vendin ku jetojmë e ku s’pipëtin njeri…!

Sidoqoftë, këtë damkën e drogës nuk ja kishim borxh Rilindjes, me thënë të drejtën!Kurrë mos ja pafshin hajrin!P.S. Hidhni në gjyq edhe RAI 3 tani! Se fajin e kanë gjithmonë ata që flasin.”,-shkruan Manjani me ironi.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje