DETAJE/Kush e urdhëroi vrasjen e Prengës, reagojnë për herë të parë familjarët e 49-vjeçarit

Ndaje

Policia konfirmoi zyrtarisht se Jan Prenga, personi i marre peng disa dite me pare,  ka gjetur vdekjen, por trupi i tij eshte fshehur dhe nuk eshte gjetur ende.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit J. P., kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit A. H”– njoftoi policia.

Sipas saj, në bashkëpunim me prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në organizmin dhe rrëmbimin e këtij personi, me pasojë vdekjen.

Nga hetimet rezulton se katër personat e arrestuar janë thjesht ekzekutorët, që kanë dhunuar e zhdukur trupin e Jan Prengës, por urdhri ka ardhur nga një grup i strukturuar me bazë në Angli.

Personat e arrestuar jane Bajram Hajri, djali i tij, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri.
 “Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe”- njofton policia.
Arsyeja e marrjes peng 

Burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit konfirmojnë faktin se vëllai i Jan Prengës, që jeton në Angli, është kontaktuar nga një grup i fuqishëm që me kamionin e tij të nxjerrë nga Mbretëria e Bashkuar mbi 300 kg kokainë, që mbërrinte nga Amerika Latine.

Nga përgjimet rezulton se ai e ka marrë lëndën narkotike, por nuk e ka dorëzuar në destinacion. Për këtë, mendohet se grupi kriminal ka urdhëruar marrjen peng të vëllait të tij.

Reagimi nga familja 

Kunati i tij, Mark Suli, burri i motres se viktimes, ne nje prononcim per ‘News 24’, ka thene se jane njoftuar nga policia per fundin tragjik te familjarit te tyre.

“Policia na thirri mbreme e na tha se ai nuk jeton me”, tha ai. Sipas tij, ai nuk ka pasur ansje konflikt me askend. “Nuk i njohim te arrestuarit, as ne as personi qe eshte marre peng, as ka pasur asnje lloj llogarie me ta” – ka thene me tej ai, duke i bere apel shtetit.

“Shteti te gjeje trupin sa me shpejt dhe ta sjelle ate ne shtepi. Autoret te vihen para drejtesise”- ka thene ai, duke deklaruar se informacionin e kane marre vetem nga policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje