Blinin me kartomonedha false në kioska e karburante, zbulohen 2 adoleshentët

Ndaje

Dy të rinj u prangosën në kryeqytet pasi akuzohen se kanë përdorur kartomonedha të falsifikuara në pika karburanti dhe kioska.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës  arrestuan në flagrancë për përdorim monedhash të falsifikuara 19 vjeçarët U. M. dhe N. P., banues në Tiranë.

“Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të Tiranës, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska” informoi policia.

Si prova materiale, policia sekuestroi dy aparate celular dhe kartëmonedha të falsifikuara.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje