Artur Metani zgjidhet kreu ILP, e motra nuk merr pjese ne votim

Artur Metani zgjidhet kreu ILP, e motra nuk merr pjese ne votim

48
0
Shares

Kuvendi zgjodhi sot pasdite kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metanin, me 98 vota pro, 14 vota me shume se tavani i nevojshem.

Pas zgjedhjes Metani ka bërë dhe betimin, dhe nga sot është kryetar i ILD.

Artur Metani ka mbajtur postin e Avokatit të Shtetit dhe maxhoranca aktuale në bashkëpunim me deputetët e trukuar te opozitës ne parlament i ka besuar postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Artur Metani është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Eglanina Gjermani.

Kjo e fundit para nisjes së votimit ka deklaruar se është në konflikt Interesi dhe për rrjedhojë ka kërkuar që të përjashtohet nga votimi

Por historia e përzgjedhjes së Metanit ka pasir debate ne lidhje me konflikt interesi ne perzgjedhjen e tij ne KED.

Ai mori vlerësimin më të lartë nga anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Fatjona Memçaj, e cila e katapultoi në vendin e parë të listës, duke i thënë avantazhin ndaj rivalit kryesor, Sokol Stojani.

Votimi i Memçajt ka ngritur dyshime mes komunitetit të juristëve- për shkak të cilësive profesionale dhe morale të zotit Metani, por më shumë për faktin se ky i fundit është epror i bashkëshortit të zonjës Memçaj në Avokaturën e Shtetit, i zgjedhur në këtë institucion pas emërimit të Metanit si Avokat i Shtetit, raporton BIRN.

E kontaktuar nga BIRN, zonja Memçaj deklaroi se ligji nuk e lejonte të komentonte mbi procedurën e pikëzimit të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY