Korce, 5 persona procedohen per lojra fati ilegale

Korce, 5 persona procedohen per lojra fati ilegale

134
0
Shares

 

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin  e personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Pese persona jane proceduan penalisht ne Korce, midis tyre pronari i një lokali.

Detajet e policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

• A. M., 65 vjeç,

• B. M., 45 vjeç,

• E. B., 35 vjeç,

• O. B., 36 vjeç,

• Xh. M., 22 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në fshatin Trestenik, në lokalin e shtetasit A. M., i cili ushtronte aktivitetin pa lejen e organeve përkatëse, shtetasit e mësipërm u kapën duke luajtur lojra fati të palejuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra bixhozi, sasi në lek dhe euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY