Bardhi: Ja sa fitojme ne Elbasan nese behen zgjedhje

Bardhi: Ja sa fitojme ne Elbasan nese behen zgjedhje

79
0
Shares

Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi po vijon takimet intensive ne te gjithe vendin duke motivuar demokratet ne rast te zgjedhjeve te parakohshme.

Bardhi po zhvillon javet e fundit takime me strukturat e PD ne rrethe duke testuar nderkaq edhe mbeshtetjen per opoziten.

Bardhi: Ja sa fitojme ne Elbasan nese behen zgjedhje

Në qarkun e Elbasanit i gjeta demokratët të angazhuar në të gjitha nivelet e partisë për të bërë për vete sa më shumë qytetarë në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh.

Demokratët e këtij qarku, megjithëse nën presionin e bandave të lidhura me pushtetin e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit, ia kanë dalë të rriten e të forcohen dhe në zgjedhjet më të para të lira e të ndershme, bashkë me aleatët tanë, ne të fitojmë në qark më shumë se 55% të votave.

Nënat dhe baballarët e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të mos i shohin fëmijët e tyre të ikin si refugjatë, pse bandat e pushtetit nuk i lënë të ngrenë kokën. Të rinjtë e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre, ku vlerësohet aftësia, ndershmeria dhe jo servilizmi e hajdutëria!

Nga takimet që pata në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belshjam plot besim që sëbashku do t’ia dalim!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY