LAJMI I FUNDIT/ Lirohet nga burgu Endrit Dokle, tronditet prokuroria

LAJMI I FUNDIT/ Lirohet nga burgu Endrit Dokle, tronditet prokuroria

205
0
Shares

Endrit Dokle, një ndër emrat më të njohur të fillimbviteve 2000 për krime, është liruar nga burgu.

Dokle ka qenë i dënuar me burg për jetë, por gjatë proceseve gjyqësore të mëvonshme, gjykata e kishte konvertuar dënimin nga i përjetshëm në 25 vite burg.

Indrit Dokle kishte kërkuar më parë rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2017. Ndërkohë që Gjykata e Krujës ka vendosur tani për lirimin e tij.

Vendimi për lirimin e Endrit Dokles është marrë mëngjesin e sotëm nga Gjykata e Krujës. Sipas gjykatëses Enkeleda Hoxha, ai ka kryer ¾ e dënimit dhe duhet të lirohet.

Pas këtij vendimi, ka reaguar prokuroria e cila eshte shprehur se lirimi i Dokles do te apelohet.

Gjyqtarja Hoxha është e njohur për su[prize të tilla në lirimine perosnave me një të shkuar të fortë kriminale.

Kush është Endrit Dokle dhe cfarë ishte banda e Durresit:

Endrit Dokle, anëtar i ‘Bandës së Durrësit’, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës famëkeqe, janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit. Sipas Prokurorisë, banda është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit. Ndërsa në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht në zonën e Plazhit.

Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit. Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në Lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit. Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles akuzohet për vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005, në Tiranë. Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit.

Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit ‘Qemal Stafa’, Ilir Koldashin. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e ‘Bandës së Durrësit’ përdornin edhe vrasës me pagesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY