DOKUMENTAT/Gazetari publikon faktet për gjyqtarin e njohur: Si u fsheh shkresa e SHISH për anëtarin e KPA

Ndaje

Seancat me Vettingun kane vijuar per disa muaj radhazhi dhe te gjitha ankimimet nga vendimet e KPK-së, shqyrtohen nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, organ i cili ka ne perberje gjyqtare qe ne thelb duhet te jene te paanshëm.

Në fokus, gazetari Flamur Vezaj ka vendosur anëtarin e KPA-së, Ardian Hajdari, i cili sipas tij nuk e meriton te jete pjese e ketij organi te rendesishem per Vettingun.

Vezaj ka denoncuar fshjehjen e të dhënave që DSIK ka bërë për gjyqtarin Ardian Hajdari, i cili sot është pjesë e Komisionit të Posatshëm të Apelimit, dhe kryen procesin e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në nivelet më të larta.

Vezaj ka publikuar një relacion të SHISH, i firmosur nga ana e Bahri Shaqirit, ku njoftohej presidenti Alfred Moisiu lidhur me gjyqtarët e dyshuar për akte korruptive, në mesin e të cilëve është dhe emri i Hajdarit.

Postimi i plotë i gazetarit:

DSIK-ja fshehu informacionet per gjyqtarin KPA-se Hajdari!

Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar fshehu te dhenat per gjyqtarin e Kolegjit te Posaçem te Apelimit Ardian Hajdari! Me posht po publikoj nje relacion te Sherbimit Informative Shteteror qe mban daten e 22 dhjetor 2006 te firmosur nga ish-kreu i SHISH-it Bahri Shaqiri! Ne kete relacion qe SHISH njofton Presidentin e Shqiperise te asaj kohe Alfred Moisiu per DYSHIMET dhe INFORMACIONET qe institucioni kishte per aferat korruptive te gjyqtareve te ndryshem te Shqiperise!

Ne mesin e emrave te gjyqtareve, SHISH rendit edhe nje rast ne Shkoder ku nje gjyqtar bashkepunonte ne afera korruptive me avokatin ARDIAN HAJDARI tashme me detyren e gjyqtarit prane Kolegjit te Posaçem te Apelimit! Ne ate kohe SHISH rendit se gjyqtari ne bashkepunim me avokatin HAJDARI me cilesine e ndermjetesit (sekserit) perfiton nga 1500 deri 2000 euro per rastet ku personat kerkonin te rrisin moshen per te perfituar pensionin nga shteti! Pra qe ne ate kohe SHISH kishte informacion dhe te dhena per aferat e mundshme korruptive te avokatit HAJDARI i cili cuditerisht kaloi me suksese Vetingun pasi DSIK-ja prane qeverise e nxori te paster!

Si mund te kaloi vetingun nje individ i tille me gjithe keto informacione dhe te emrohet ne detyren qe te shkarkoje gjyqtare e prokurore vetem pse kane te aferm te denuar apo njohje me ndonje persona me precedent penale!!! Me informacione te ketij modeli (si rasti ne shkresa) jane shkarkuar disa prokurore e gjyqtare nga Vetingu por qe per anetarin e KPA-se nuk vlen i njejtinSTANDART!! A thua kishin dijeni per kete shkrese OMN-ja apo DSIK-ja e SHISH-i te cilet e kane fshehur gjate gares se konkurimit!

Por jo vetem kaq, por ky gjyqtare eshte emruar ne ate poste edhe me shkelje te tjera te denoncuara nga ish-prokurorja Sevdari, si kushti i pervojes si juriste apo mesataren e shkolles te cilen nuk e ka 8 (sipas ligjit) por 6.44! Ja pra kush i bene vetingun gjyqtareve e prokuroreve, njeri qe dyshohet per afera korruptive, nje tjeter I.K. i denuar shkallen e pare dhe me pas prokuroria (pazare) i terheq ceshtjen, nje tjeter vellezerit me precedent penale e me mashtrime duke shit pronat nga dy-tre here, nje anetar tjeter nuk justifikon pronat dhe apartamentet, nje tjeter ka falsifikuar te dhenat etj etj!

Ta_gezojme_reformen_e_te_rroje_arkiva#

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje