Pollo: Shqipëria u soll si Moldavia, vendet e tjera iu drejtuan gjykatës

Pollo: Shqipëria u soll si Moldavia, vendet e tjera iu drejtuan gjykatës

44
0
Shares

Ish- ministri Genc Pollo i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 tha se çështja e Harun Çelik, mësuesit turk i dyshuar si ‘gylenist’ që u dëbua nga Shqipëria drejt Turqisë duhet t’i kalonte Gjykatës ashtu siç bëjnë vendet e BE. Ai shton se Shqipëria u soll si shtet ‘delenxhi’ i ngjashëm me Moldavinë të cilët i dorëzojnë ‘gylenistët’ Turqisë kurse shtete si Rumania apo Kosova i drejtohen gjykatave.

Po ashtu Pollo thotë se në Turqi Harun Çelik rrezikohet prej një gjyqësori jo të pavarur dhe jo korrekt ndërsa thekson se ky veprim përmban përgjegjësi të madhe.

“Dikush do të thotë se pse merremi me një turk që e ekstraduan në Shqipëri, kjo nuk është aq  e thjeshtë. Nëse ka një shkak për gjithë gjendjen e keqe në vendin tonë Edhe për një qytetar shqiptar, edhe për një shtetas të huaj nëse merren vendime për shkelje të Kushtetutës duhet të shqetësohemi.

Hakan Çelik po çohet në një vend ku nuk ka siguri për një drejtësi korrekte dhe të pavarur. Pse duhet ta dorëzonte Shqipëria. Ai kishte pasaportë mund të ikte në një vend tjetër, doli nga burgu të shkonte ku të donte, në Itali, në Mal të Zi ku të donte. Ka qenë ministri i brendshëm turk ka thënë se ishte arritur një marrëveshje që do dorëzoheshin anëtarët e FETO-s në Turqi.

Ne nuk e dimë nëse ata janë terroristë apo jo, por ta çosh dikë në një vend ku i rrezikohet nga një gjyqësor jo i pavarur është përgjegjësi. Vendet e BE i kanë çuar këto çështje në Gjykata dhe ato kanë vendosur zakonisht në favor të qytetarëve. Rasti i fundit ishte në Rumani që nuk ia dorëzoi Turqisë. Kruse dhe Policia këtu ka dhënë një informacion me pikatore dhe kontradiktor ndërsa Rama thotë s’di gjë unë, e ka Policia.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY