Dosja e ngjarjes horror në Kavajë/Burri dogji gruan me qumësht të nxehtë dhe shkoi ta mbysë edhe në spital

Ndaje

Detaje nga dosja e një ngjarje horror, e denjë për skenare filmash, në fshatin Gosë të Kavajës. Një burrë ka djegur gruan e tij me qumësht të nxehtë dhe nuk është mjaftuar me kaq por ka shkuar për ta mbytur edhe në spital.

Dëshmia e gruas së dhunuar por edhe e infermieres kanë fundosur Besim Ballën, i akuzuar për dhunë në familje.

Si rrallë me veprimet e tjera hetimore, për rastin e Besim Ballës, prokuroria i ka mbyllur hetimet në kohë rekord. Burri gjendet në paraburgim ndërkohë që veç dëshmive që iu referohet prokurori Bajram Breçani, disponohen edhe aktekspertiza që përshkruajnë dhunën në trupin e gruas.

D.Sinameta nga fshati Gosë, e moshës 26 vjeç është gruaja fatkqe që u martua me shkuesi dhe që i kaloi dy herë fare pranë vdekjes.

Gruaja i rrëfen prokurorit në dosjen që gazeta “Si” publikon me pasazhe, se ka bashkëjetuar me burrin e dhunshëm nga vitet 2010 deri në vitin 2015. Fillimisht gruaja është ndarë nga partneri me të cilin ka dy fëmijë për shkak të dhunës edhe ndaj fëmijës së tyre katër muajsh. Për këtë ngjarje , Besim Balla është arrestuar dhe ka kryer 14 muaj burgim.

“Me shpresën se burgu e kishte ndryshuar, unë u bashkova sërish me të”, tregon më tej ajo, e cila pas problemeve të vazhdueshme me 35-vjeçarin më në fund i ka sosur durimi dhe është larguar prej tij.

“Rreth orës 2.30 minuta isha duke fjetur bashkë me fëmijët e mi. Në shtëpi gjendej edhe ime më. Besimi hyri nga kati i dytë i ndërtesës, ngrohu qumështin dhe erdhi ma hodhi në trup. Më shkaktoi djegie. Ai filloi të më godasë më pas me shkelma dhe grushte në trup e fytyrë. Pastaj qëlloi edhe nënën dhe u largua”, thotë gruaja në dëshminë e saj.

Pas ngjarjes gruaja është dërguar në repartin e djegie-plastikës për shkak të plagëve të shumta por edhe aty, autori 35 vjeçar e ka ndjekur.

Në të njëjtën ditë, ish-partneri ka hyrë në spitalin e djegie-plastikës. Gruaja ka kërkuar ndihmë, ndërkohë që 35 vjeçari ka tentuar ta mbysë me çarçaf.

Për ngjarjen ka rrëfyer edhe dëshmitarja okulare, infermiereja, Zerina Kllogjeri e cila ka parë gjithë skenën.

“Shkova në dhomën numër tre sapo mora turnin, pasi më thanë se aty gjendej një paciente e djegur. E pyeta pacienten çfarë të ka ndodhur? Tha se e kishte djegur burri. Në këtë kohë nga dritarja e dhomës pashë një person me trup të shkurtër, i veshur me kostum sportiv. Pacientja bërtiti “është ish-burri, njofto policinë”. Shtetasi në fjalë sapo hyri brenda, iu hodh sipër pacientes dhe filloi ta godasë. Pasi kërkova ndihmë, personi në fjalë doli nga pavioni në korridor dhe pastaj u hodh nga dritarja”, ka rrëfyer infermierja.

Sinameta duket e vendosur për mos tërhequr denoncimin e për ta mbajtur ish-burrin në qeli.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje