VIDEO/Rama hyn në burg me rastin e Vitit të Ri dhe bën deklaratën: Tani dukem si gjysmë prift dhe gjysmë Hoxhë

Ndaje

Kryeministri Edi Rama ka hyrë në burg sot, me rastin e Vitit të Ri. Së bashku me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Rama shkoi në Burgun e Grave në Tiranë dhe bashkëbisedoi me të dënuarat. Kjo vizitë erdhi pasi qeveria amnistoi 56 gra me rastin e fundvitit: 28 u liruan menjëherë dhe 28 të tjerave iu ul dënimi.

Me kete rast, kryeministri Rama u premtoi grave qe do te qendronit ende ne burg, se do të bënte çmos për t’ua lehtësuar kushtet e qendrimit.

Mes te tjerave, Rama ka deklaruar sot ne kete takim se tashmë duket si gjysmë prift dhe gjysmë hoxhë.

Faleminderit për këtë emocion e këtë shkembim fjalësh në këtë shesh që është i paharrueshëm për të gjitha ju, por mbreslënës edhe për mua. Ju thashë që në një moment tjetër pas vitit të ri do rikthehem për të diskutuar, por në një ambient më të ngrohtë që edhe ju ta keni më të lehtë për të folur, e unë me ktë pamjen time prej gjysmë prifti e gjysmë hoxhe besoj do jetë edhe më e lehtë për ju që të rrëfeheni pa kamera”.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️Burgu i Grave, Tiranë – Aministia për 56 gratë që vuajnë dënimin në sistemin penitenciar shqiptar, liron menjëherë 28 prej tyre dhe për 28 të tjera, ul 1/3 e dënimit😊• Vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara në drejtim të barazisë gjinore, çka figuron edhe në rankimet ndërkombëtare, ku jemi në 5 vendet e para në botë për barazinë gjinore në qeveri dhe kemi kapërcimin më të madh në hendekun e përgjithshëm gjinor, duke arritur në vendin e 20, midis Kanadasë që rankohet e 19-ta dhe Britanisë së Madhe që rankohet në vendin e 21-të👍#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀ #BaraziGjinore #ZhvillimShoqëror

Publiée par Edi Rama sur Samedi 28 décembre 2019

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje