U zgjodh kryeministri teknik ne Maqedonine e Veriut

U zgjodh kryeministri teknik ne Maqedonine e Veriut

55
0
Shares

Kryesia qendrore e LSDM-së zgjodhi me vendim unanim ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, si kryeministër teknik të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ne garë ishte po ashtu ministrja aktuale e Punëve Sociale, Milla Carovska e cila nuk mori mbeshtetje.

Oliver Spasovski do të jetë kryeministër në qeverinë teknike nga 3 janari i vitit 2020 deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 12 prillit.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Carovska do të jetë zëvendëskryeministre për Çështjet Ekonomike. Postet e Spasovskit dhe Carovskës do t’i marrë opozita maqedonase VMRO DPMNE.

Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së deklaroi pas kryesisë se këto përzgjedhje tregojnë seriozitetin e partisë së tij.

I pyetur përse opozita shqiptare nuk ka asnjë mandat në qeverinë teknike, Zaev tha se kështu ishte bërë marrëveshja e Përzhinos, që postet të ndahen mes pushtetit dhe partisë më të madhe opozitare, që në këtë rast është VMRO DPMNE.

“Duhet të keni parasysh se Zoran Zaev dhe partia e tij ishin djersitur shumë për ta fituar atë qeveri teknike. U zbatua gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 dhe vazhdoi të zbatohet e më tej nga vullneti jonë I mirë për ta bërë opozitën faktor konstruktiv. Opozita lirisht mund të bisedojë me partitë shqiptare. Është e drejta e saj se si do t’i ndajë postet”, deklaroi Zaev.

Kryeministri foli edhe për ndryshimin e modelit zgjedhor nga gjashtë njësi siç është aktualisht, në një njësi të vetme. Ai insiston që deri 60 ditë para zgjedhjeve ka mundësi për marrëveshje politike për të kaluar ndryshimet e nevojshme në Parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY