FOTO/Dyshimet e para për vrasjen e shqiptarit të pasur në Angli, mediat...

FOTO/Dyshimet e para për vrasjen e shqiptarit të pasur në Angli, mediat risjellin dasmën e tij me VIP-a në Como

277
0
Shares

Vrasja mafioze e shqiptarit Flamur Beqiri ka marrë vemendjen e shtypit britanik, të cilët kanë risjelle historine e tij dhe aludojnë mbi ekzekutimin e tij.

Shqiptarit iu bë atentat dhe ‘The Sun’ shkruan sot se arsyeja e vrasjes mund të ketë lidhje me larje hesapesh pasi Beqiri kishte lidhje me emra të njohur në botën e krimit në Malmo të Suedisë.

The Sun shkruan se shqiptari jetonte në Mbretërinë e Bashkuar që prej vitit 2016. Ai ishte i martuar dhe kishin një fëmijë. Beqiri ishte njohur me gruan e tij Debora Krasniqi në Facebook dhe patën një dasmë luksoze në Tetor 2018 në Liqenin e Como në Itali.

Dasma e tyre pati jehonë në mediat shqiptare, sepse persona të famshëm shqiptar ishin pjesëmarrës në këtë martesë, shkruan The Sun.

Flamur Beqiri ishte bashkëthemeluesi i një kompanie regjistrimesh muzikore me zyrë në Londër dhe Stokholm, kishte nënshtetësi suedeze dhe njihej me emrin “Aleks”

Ndërsa e motra Misse Beqiri ka luajtur te “Real Houseëives of Cheshire.

Beqiri u ekzekutua në mënyrë të pamëshirshme, në sy të gruas dhe djalit të vogël, të cilët ndodheshin në shtëpi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY