Zgjidhet kreu i Kuvendit Kosoves, Albin Kurti paralajmeron edhe zgjedhjen e qeverise

Zgjidhet kreu i Kuvendit Kosoves, Albin Kurti paralajmeron edhe zgjedhjen e qeverise

48
0
Shares

Kuvendi i Kosovës Nisi punen sot gati 3 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve. Pas betimit të deputetëve kryetar Kuvendi u zgjodh Glauk Konjufca nga VV ndërsa nënkryetarë, Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi perkatesisht nga AAK, LDK dhe PDK.

Pas marrjes së pozitës së kryeparlamentari, Glauk Konjufca falenderoi LDK-në për votimin e tij si kryetar. “Ne qysh në fillim duam të ju falënderojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë.

Ju falënderoj që na e besuat këtë detyrë të rëndësishme. Ne ju garantojmë që si kryesi do ti kryejmë detyrat tona me shumë nder sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë ai.

Nderkaq dy nenkryetare te tjere te Kuvenditni perkasin mimoriteteve.

I pyetur se a ka qenë në dijeni kryetari i LDK-së për propozimin e Vetëvendosjes për Glauk Konjufcën si kryetar Kuvendi, kreu i kesajnpartie Albin Kurti tha se zgjedhja e tij nuk ka qenë befasi. Madje ai ishte optimist se do të gjindet zgjidhje edhe për formimin sa më të shpejtë të qeverisë.

“Unë nuk e di kush sa ka qenë në dijeni por nuk besoj që mund të ketë qenë befasi. Me interesin e përgjithsëhm para cfarëdo interesi tjetër besoj që do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe të kemi Qeveri të re ashtu siç patëm Kuvend të ri”, ka thënë Kurti”, ka thënë ai.

Ai tha se janë në kontakt të rregullt me LDK-në ndonëse nuk përmendi që do të kenë takim.

“Sot është një ditë shumë e mirë për demokracinë dhe shtetndërtimin në Koovë meqë u krijua Kuvendi i Republikës. Kuvendi është tempull i demokracisë dhe ligjvënies dhe më këtë hap kemi treguar një lloj qytetrimi demokatik pasi ne dallim nga legjislatura e gjashtë ne nuk e kemi bllokuar konstituimin e institucioneve”, ka përfunduar ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY