FOTO/PD rikthehet në Thumanë dhe bën homazhe për viktimat, thirrja e banorëve...

FOTO/PD rikthehet në Thumanë dhe bën homazhe për viktimat, thirrja e banorëve për drejtësi

50
0
Shares

Në vendin ku u shembën 2 pallate në Thumanë, Forumi Rinor i PD bëri homazhe duke vendosur lule për të kujtuar 24 viktimat, 1 muaj pas tragjedisë së 26 nëntorit.

Kryetari i FRPD Belind Kelliçi theksoi se shteti duhet të ketë vëmendje ndaj banorëve të prekur nga tërmeti dhe vlerësimi i shtëpive të dëmtuara duhet të jetë rigoroz.

“Nëse do të ishin marrë masa pas tërmetit të 21 shtatorit këtu nuk do të kishim viktima. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur. Ne kemi qenë pranë banorëve”, tha Këlliçi.

Fatmira, banore e Thumanës teksa shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë ndihmuar, kërkon drejtësi.

“Prokuroria të nisë hetimet. Të zbardhet ngjarja për hir të viktimave dhe familjarët e tyre”, tha ajo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY